Dukagjini bën hapin pozitiv drejt kualifikimit, mposht Europan
Klubi futbollistik Dukagjini me shumë mund ka arritur ta mposht Europa FC, në kuadër të ndeshjes së parë për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës
Skuadra nga Klina dominoi plotësisht, por që fitoren e vulosi krejt në kohën shtesë me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 2:1.
Dukagjini e nisi shumë më mirë duke pasur disa raste shënimi, por që iu mungoi finalizimi.
Ishte Bujar Shabani që dhuroi një eurogol nga distanca për ta kaluar Dukagjinin në epërsi pas 30 minutave lojë.
Sidoqoftë, kur askush nuk e priste Quintana dhuroi një harkim fantastik për Pozon, që realizoi me kokë për të barazuar rezultatin (45+6’).
Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, me dy skuadrat që patën raste shënimi mirëpo larg konkretizimit.
Kur askush nuk e priste, Dukagjini krijoi një aksion të shpejtë me Iljasa Zulfijin që shënoi një gol të bukur për ta vulosur fitoren (90+5').
Kësisoj, Dukagjini tani kualifikimin duhet ta sigurojë një javë më vonë, me ndeshjen kthyese që zhvillohet në Gjibraltar.