Duka për organizimin e përbashkët me Serbinë të Euro 2027: I shërben edhe Kosovës - NACIONALE

Duka për organizimin e përbashkët me Serbinë të Euro 2027: I shërben edhe Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, thotë se kanë synime dhe objektiva të qarta dhe ato janë që ta fusin Shqipërinë në hartën e vendeve të zhvilluara sa i përket futbollit.

Pas finales së Conference League, fitimit të drejtës për Europianin e U17 në vitin 2025, Shqipëria synon të organizojë Euro 2027 për moshën 21-vjeçare.

Ai u shpreh se Shqipëria aplikoi si konkurrent më vete, por shanset për ta fituar e vetme janë shumë të vogla. Për këtë arsye FSHF do të bashkëpunojë me Serbinë duke qenë se përballë kanë kandidatë të tjerë si Belgjika apo Turqia.

Duka theksoi se do donte që të kishte edhe zgjidhje të tjera në rajon, si Kosova, por ata nuk kanë aplikuar brenda kohës së vendosur dhe as nuk plotësojnë kriteret e infrastrukturës.

Organizimi i Evropianit U-21 është me interes për vendin, pasi e fusim Shqipërinë në hartën e vendeve që organizojnë më së mirë. Vetëm futbolli të japë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi, kjo gjë i shërben edhe njohjes së Kosovës . Organizimi i Evropianit U-21 është diçka e madhe dhe shanset për të fituar të vetëm këtë organizimi për të thënë të drejtën ishin të vogla”, thotë ai raporton tema.

Lajme të ngjashme