"Duhet të zgjedhim mençur" - Newcastle i refuzon Ronaldon e Neymarin - NACIONALE

"Duhet të zgjedhim mençur" - Newcastle i refuzon Ronaldon e Neymarin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Newcastle Unitedit, Eddie Howe, i ka hedhur poshtë zërat se klubi anglez do të nënshkruajë me yjet si Cristiano Ronaldos dhe Neymar gjatë afatit kalimtar të verës.

Newcastle besohet të jetë klubi më i pasur në botë, pasi u mor në pronësi nga sheikët sauditë, dhe pritet të investoj bujshëm për ta rindërtuar skuadrën për të luftuar për trofe sezonin e ardhshëm.

Nën drejtimin e Howe, Newcastle është buzë kualifikimit në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas disa dekadave.

Kohëve të fundit ka pasur thashetheme se në listën e klubit janë yjet si Cristiano Ronaldo i Al-Nassrit dhe Neymari i Paris Saint-Germainit.

I pyetur rreth këtyre thashethemeve, Howe tha: “Mendoj se ky lloj spekulimi ka ekzistuar që nga dita e parë ku unë mora kryesinë e klubit. Natyrisht të gjithë kanë supozuar se emrat më të mëdhenjtë në botën e futbollit do të shkojnë në Newcastle. Tani ne financiarisht nuk mund të rekrutojmë për momentin, por duhet të sjellim lojtarë të duhur në klub. Unë mendoj se transferimet janë një vendim i vështirë prandaj duhet të zgjedhim mençur. Nuk mund të zgjedh vetëm një emër, por duhet të mendohet shumë si financiarisht ashtu edhe për lojtarët.”

Në pyetjen se a mendojnë të nënshkruajnë me superyje, Howe shtoi: “Nuk jam i sigurt se më kë kemi biseduar. Janë pyetje të vështira për t’u përgjigjur. Afati i kalimtar është në distancë dhe është dytësore tani për tani. Jemi të fokusuar në stërvitje. Derisa të dimë se ku do të jemi vitin e ardhshëm, është e vështirë të parashikohet.”

Newcastle pozicionohet në vendin e tretë në tabelën e Premierligës, gjashtë pikë më shumë se Liverpooli që ndodhet në vendin e pestë me një ndeshje më pak ku kanë mbetur edhe pesë ndeshje të tjera deri në fund të këtij sezoni./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme