“Duhet të shkoja te Man United”, Petit i penduar që iu bashkua Chelseas
Legjenda Emmanuel Petit e ka pranuar se ka bërë gabim që iu bashkua Chelseas në vend të Manchester Unitedit kur u largua nga Barcelona në vitin 2001.
Petit kaloi te Barcelona nga Arsenali pas tre sezoneve të shkëlqyer, mirëpo vetëm një edicion më vonë u rikthye në Angli, ku pavarësisht të interesimit së “Topçinjve” dhe Manchester Unitedit, ai zgjodhi Chelsean.
Tani në një intervistë për “FourFourTwo”, Petit thotë se është penduar për atë transferim të realizuar.
“Kisha shumë klube të interesuara që donin të më kthenin në Angli (në vitin 2001). Arsenal më kërkoi por edhe Manchester Unitedi”.
“Fola me Arsene. Ai me të vërtetë me donte sërish, por isha i sinqertë dhe i thashë: ‘Të vlerësoj dhe është tejet kërkuese, por nuk ndjeva kur më the të qëndroja kur nënshkrova për Barcelonën para një viti’.
“Është sikur të ndahesh: Kur nuk ndihesh i dashur nga ta, cili është synimi për t’u kthyer prapa?”.
“Duhej të shkoja te Manchester Unitedi sepse Sir Alex Ferguson me telefonoi dy herë. Kishim biseda shumë të mira, por sërish e dëgjova gruan time”.
“Ajo më donte në Londër, nuk donte të jetonte në Mançester, pra e bëra gabimin e njëjtë dy herë brenda një viti”.
Si Man United ashtu edhe Arsenal në vitet në vijim fituan disa trofe, derisa Petit nuk ia doli para se të pensionohej në vitin 2004.