“Duhet të dëbohet nga klubi”, Legjenda e Chelseas e ‘gozhdon’ Aubameyangun
Legjenda e Chelseas, Craig Burley ka propozuar se sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang duhet të dëbohet nga “Stamford Bridge” dhe të mos lejohet ta veshë fanellën e klubit më.
Në humbjen e Chelseas ndaj Arsenalit 3:1, Aubameyang preku vetëm nëntë herë topin dhe katër herë vetëm nga mesi i fushës, duke mos lërë shenjë pavarësisht se ishte ndeshja e parë si startues që nga nëntori i vitit të kaluar.
Sipas ish yllit të Chelseas Craig Burley i cili fitoi FA Cup gjatë tetë viteve në Stamford Bridge beson se Aubameyang nuk meriton një mundësi tjetër pas paraqitjes tmerruese në “Emirates”.
“Aubameyang nuk duhet ta veshë përsëri fanellën e Chelseas, as nuk duhet të lejohet të hyjë në terrenin stërvitor. Ai eci nëpër fushë për 45 minuta. Është e turpshme. Nëse unë jam në stol dhe nuk po luaj për shkak të Aubameyang çfarë do të thotë ajo? Duhet të ndryshojë sport, atij nuk i intereson. Është e turpshme”, tha ai për “Espn”.
Aubameyang u bë pjesë e Chelseas në shtator pasi Thomas Tuchel po kërkonte të zgjidhte problemet e klubit duke transferuar sulmuesin më të cilin kanë punuar bashkë në Borussia Dortmund. Por tekniku gjerman u shkarkua pas vetëm disa javëve nga pronari i ri i të kaltërve Todd Boehly.
Aubameyang ishte mjaftë mirë në ditët e para ku Graham Potter u pasua pas Tuchel si trajner i klubit duke shënuar tre gola në katër ndeshje. Por që atëherë 33 vjeçari nuk është zgjedhur në formacionin e ekipit të parë.
Aubameyang ka vetëm tre gola në 21 paraqitje për Chelsean ndërsa në pjesën e dytë te sezonit të kaluar ai shënoi 11 gola në 17 paraqitje për Barcelonën, skuadër tek e cila ëndërron rikthimin gjatë verës./Orselina Lazraj