“Dua të qëndroj”, Felix ëndërron vazhdimin te Barcelona - NACIONALE

“Dua të qëndroj”, Felix ëndërron vazhdimin te Barcelona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Joao Felix ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Barcelona përtej huazimit nga Atletico Madridi.

Felix kaloi sezonin e kaluar te skuadra katalunase në formë huazimi pa opsion blerje, ndërsa Barcelona ende s’ka vendosur nëse do të tentojë t’ia vazhdojë huazimin edhe për sezonin tjetër.

Si qëndron situata, Felix do të rikthehet te Atletico, ku ka edhe pesë vite kontratë mirëpo e ka bërë të qartë se preferon kalimin përgjithmonë në Kataluni.

“Plani im është i qartë, e dua Barcelonën, dua dhe shpresoj të qëndroj”.

Jam në formë huazimi, nuk varet nga unë. Varet nga disa faktorë të ndryshëm. Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ju premtoj se nuk e di”, tha ai për “Nude Project”.

Felix ndër të tjera pranoi se stili i lojës së Xavit ishte më i mirë për të në krahasim me Atletico Madridin e Simeones.

Mendoj se Xavi i afron më shumë njerëzit, është më human, le të shohim”.

I intereson më shumë për lojtarët. Xavi e trajton më mirë çështjen e afrimit me njerëzit”.

Atletico Madrid ndërkohë do ta pranojë shitjen e Felixit për 60 milionë euro.

Lajme të ngjashme