Driton Kuka: Kosova me pesë xhudistë/e garon në Lojërat Olimpike - NACIONALE

Driton Kuka: Kosova me pesë xhudistë/e garon në Lojërat Olimpike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Driton Kuka ka konfirmuar se Kosova do të garojë me pesë xhudiste/të në Lojërat Olimpike.

Trajneri më i mirë në botë për vitin 2022, ka treguar se nga kategoria e meshkujve vetëm Akil Gjakova e ka siguruar normën, derisa nga femrat, do të garojnë Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Për një ditë të mirë miq …

Sot zyrtarisht konfirmohet mbyllja e Kualifikimit për Lojëra Olimpike!

Lista e ekipit tonë!

Punë e madhe e përkushtim tash shkojmë tutje!

Caku medalja Olimpike

Do Zoti shpaguhet mundi dhe puna e këtij ekipi dhe mbarë federatës tonë me medalje Olimpike të radhes”, shkruhet ndër të tjera.

Lajme të ngjashme