Drita synon befasinë ndaj Royal Antwerpit - NACIONALE

Drita synon befasinë ndaj Royal Antwerpit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi futbollistik Drita do të synojë një fitore në "Fadil Vokrri" për ta eliminuar gjigantin holandez, Royal Antwerp në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.

"Intelektualët" arritën një barazim të madh në sfidën e parë hapëse në Holandë, ndërsa tani duhet të kryejnë detyrën në "Fadil Vokrri".

Pavarësisht që Antwerp shihet favorit i padiskutueshëm, Drita jo rrallë herë ka bërë befasi, siç ishte vitin e kaluar që ishte pranë eliminimit të Feyenoord, skuadër që pastaj arriti deri në finale aty ku u mposht nga Roma.

Ditën e mërkurë në konferencë për shtyp, trajneri Ardian Nuhiu deklaroi se te futbollistët ka parë një motiv shtesë dhe që kanë analizuar plotësisht kundërshtarin.

Skuadra jonë është mirë. Futbollistët janë të fokusuar në ndeshje. Shoh një motiv të veçantë për ndeshjen e nesërme. Na pret një sfidë e madhe, realisht një mundësi shumë e mirë për futbollistët tanë të tregojnë vlerat. Kemi analizuar kundërshtarin. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes. Kemi analizuar dy ndeshjet, ndaj nesh edhe atë në kampionat të Antwerp”.

Ndërsa, futbollisti këmbëshpejtë Arbnor Muja nënvizoi se besojnë në kualifikimin tutje edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

Ne jemi të motivuar dhe po ashtu kemi analizuar kundërshtarin. Loja e parë na ka shërbyer mirë si një pasqyrë e analizës. Të gjithë jemi të motivuar dhe mezi presim të luajmë nesër. Na pret një ndeshje e vështirë, por shpresojë të kualifikohemi tutje”, shtoi Muja.

Mirëpo, njësoi si te skuadra kosovare, edhe trajneri i klubit holandez, Van Bommel ka deklaruar se besojnë plotësisht.

Feyenoord gjithashtu mendoi vitin e kaluar se do të fitonte shpejtë. Por, ne kemi besim të plotë”, nënvizoi Bommel.

Për fund, kujtojmë se sfida do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Momentalisht, vetëm Ballkani ka siguruar avancimin në fazën e tretë të Ligës së Konferencës, pasi mposhti klubin nga San Marino, La Fiorita.

Kurse, dy klubet e tjera kosovare si Llapi dhe Gjilani u eliminuan direkt në rrethin e parë kualifikues të këtij kompeticioni.

Lajme të ngjashme