Drita shokon në fund Prishtinën, triumfojnë Malisheva, Dukagjini, Drenica dhe Ulpiana - NACIONALE

Drita shokon në fund Prishtinën, triumfojnë Malisheva, Dukagjini, Drenica dhe Ulpiana

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë përfunduar edhe xhiro e parafundit në Superligën e Kosovës, me Dritën që triumfoi në fund ndaj Prishtinës (0:1), derisa Drenica fitoi me përmbysje ndaj Ballkanit (2:1), Dukagjini mposhti Llapin (3:2), Malisheva befasoi Gjilanin (2:3) dhe Ulpiana demoloi Feronikelin (6:2).

Derbi më interesant u zhvillua në "Fadil Vokrri" ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, që pavarësisht rasteve nuk kishte asnjë gol deri në fundin e takimit.

“Intelektualët” pikët e plota i arkëtuan në fundin e takimit me Marko Simonovski që shënoi në kohën shtesë duke bërë befasinë në “Fadil Vokrri” (90+2’).

Kështu, Prishtinës tani seriozisht i rrezikohet qëndrimi në Superligë, duke rënë në pozitën e gjashtë me 48 pikë, derisa Drita ngritët në pozitën e tretë me 63 sosh.

Malisheva me përmbysje triumfon ndaj Gjilanit

Malisheva ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Gjilanit, që të vazhdojnë të luftojnë për mbijetesë me rezultat të ngushtë 3:4.

Gjilani pas vetëm tetë minutave lojë kaloi në epërsi për Krasniqit (8'), me mysafirët që pastaj barazuan përmes Sobowale (43').

Mirëpo, vetëm pesë minuta më vonë, Gjilani riktheu avantazhin përmes Gerhard Prognit (45+3'), rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.

Në pjesën e dytë, mysafirët hynë me fytyrë tjetër, duke përmbysur rezultatin brenda një kohë të shkurtër. Sobowale sërish u tregua i saktë pas një aksioni të shpejtë që të barazojë rezultatin (54').

Malisheva pastaj realizoi përmbysjen përmes Albin Berishës (64’), por që Gjilani sërish barazoi vetëm gjashtë minuta më vonë (70’).

Sidoqoftë, skuadra e Arsim Thaqit nuk u dorëzua dhe gjeti fitores përmes golit të Berishës (84’).

Me arkëtimin e pikëve të plota, Malisheva renditët në pozitën e shtatë me 47 pikë, derisa Gjilani qëndron si pozitë e dytë me 62 sosh.

Drenica befason Ballkanin

Drenica ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Ballkanit, me rezultat të ngushtë 2:1.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet e shumta që kishin.

Lumbardh Dellova me një gol të bukur nga distanca kaloi Ballkanin në epërsi (53').

Drenica pastaj nisi të zhvillojë paraqitje më të mirë, duke barazuar përmes Abazit (58').

Ndërsa, ishte Hamiti që realizoi për përmbysjen e madhe në rezultat (74'), derisa fitoren e vulosi Kreshnik Uka në fundin e takimit.

Me këtë fitore, Drenica vazhdon në pozitën e tetë me 47 pikë, derisa Ballkani ka të tubuara 73 sosh.

Dukagjini triumfon ndaj Llapit

Llapi ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane, edhe pse pësuan humbje në udhëtim te Dukagjini.

Skuadra e Tahir Batatinës pësoi humbje me rezultat të ngushtë 3:2, ndeshje ku shkëlqeu Merlaku me het-trik.

Pas 25 minutave lojë, Merlaku realizoi nga afërsia për t'i dhënë epërsinë Dukagjinit (25').

Llapi pastaj u këndell duke barazuar përmes Dardan Jasharit, rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë (37').

Sidoqoftë, në pjesën e dytë, Dukagjini zhvilloi paraqitje shumë të mirë duke shënuar edhe dy herë tjera përmes Merlakut (50', 62').

E tëra që arriti të bënte Llapi, ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit në takim i Valmir Veliut (62').

Llapi e mbyll këtë edicion si pozitë e katërt me 54 pikë, derisa Dukagjini ngritët në pozitën e pestë me 49 sosh.

Ulpiana ‘demolon’ Feronikelin

Ulpiana shënon fitore të thellë ndaj Feronikelit

Ulpiana ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Feronikelit, dy skuadra që tashmë kanë rënë në Superligën e Kosovës.

Takimi përfundoi me rezultat të thellë 6:2, por që asnjërës skuadër nuk është që iu nevojiten pikët.

Kështu, Ulpiana mbledhë 27 pikë në pozitën e nëntë derisa Feronikeli qëndron në fund me 12 sosh.

Renditja tabelore

Matematikisht katër skuadra vazhdojnë të garojnë për t'i ikur zonës së barazhit, me klubet si Malisheva, Drenica, Prishtina dhe Dukagjini.

Xhiro e fundit do jetë vendimtare pasi Malisheva do ketë përball Dukagjinin, Prishtina do ketë punë të vështirë ndaj Llapit, derisa Drenica mund të thuhet se tashmë do jetë në Superligë, pasi do ketë përball juniorët e Feronikelit.

Ndërkohë, Ballkani ka 73 pikë, Gjilani dhe Drita vazhdojnë të garojnë për pozitën e nënkampionit, me të parët që kanë 62 pikë, një më shumë se rivali lokal, kurse Llapi qëndron në pozitën e katërt me 54 sosh.

Lajme të ngjashme