Drita shënon fitore bindëse ndaj Suharekës - NACIONALE

Drita shënon fitore bindëse ndaj Suharekës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drita ka shënuar fitore bindëse ndaj Suharekës me rezultat 4:2 në ndeshjen e mbetur të javës së tretë.

Intelektualët e filluan më mirë takimin, duke krijuar rast pas rasti, teksa u shënua vetëm një gol në 45 minutat e parë.

Arb Manaj realizoi pas asistimit të Blerim Krasniqit, për 1:0 në minutën e 36-të.

Pjesa e dytë ishte plotë me gola, ku Drita shënoi tre, ndërsa pësoi dy.

Fillimisht Blerim Krasniqi e dyfishoi rezultatin në minutën e 49-të, por Liridon Fetahaj e ngushtoi në 2:1 pesë minuta më vonë.

Albert Dabiqaj u kujdes ta rikthente epërsinë prej dy golave të Dritës në minutën e 57-të, me Besnik Krasniqin në rolin e asistuesit.

Blerim Krasniqi shënoi edhe golin e dytë personal, për rezultatin 4:1 në minutën e 63-të.

Suhareka deri në fund krejt çfarë bëri ishte një gol nga Alden Skrijelj për rezultatin përfundimtar 4:2.

Drita me këtë fitore barazohet me pikë me liderin Ballkanin, por Intelektualët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Suhareka mbetet në vendin e pestë me 18 pikë.

Lajme të ngjashme