Drita konfirmon largimin e Astrit Thaqit - NACIONALE

Drita konfirmon largimin e Astrit Thaqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Drita ka konfirmuar largimin e mbrojtësit Astrit Thaqi.

Pas një viti me fanellën e skuadrës gjilanase, Thaqi ka vendosur ta vazhdojë karrierën në një klub tjetër.

Drita e ka falënderuar për kontributin e dhënë, ndërsa i ka uruar suksese në vazhdimësi.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Astrit Thaqi përfundon kontratën me ne

Ju njoftojm që kemi përfunduar marrëveshjen me futbollistin Astrit Thaqi.

Astriti ishte bashkuar me klubin në sezonin 2023/24 dhe është paraqitur në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Astriti ishte njëri prej futbollistëve kyq në skuader dhe FC DRITA i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Lajme të ngjashme