Drejtori i Prishtinës: E pranoj, lojtarët tanë kishin zero motiv kundër Trepçës '89 - NACIONALE

Drejtori i Prishtinës: E pranoj, lojtarët tanë kishin zero motiv kundër Trepçës '89

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Prishtinës, Artan Osmani thotë se futbollistët s'kanë pasur asnjë motivim ndaj Trepçës '89 shkaku që s'janë licencuar.

Ai sa ishte drejtpërdrejt në "Dueli Sportiv", deklaroi se ka pasur shumë vendime kundër Prishtinës gjatë tërë ndeshjes.

"Me qindra raste kemi pasur gola të paqena, penallti, ndikim në rezultat... në të gjitha sezonet. Na jep penallti Ballkani në minutën e 98-të, na anulohet goli ndaj Llapit. Kjo është vetëm kulmi që është zhvilluar tërë vitit".

Tutje, Osmani nënvizoi se lojtarët e Prishtinës s'kanë pasur asnjë motivim shkaku që nuk kanë pasur asnjë gjasë që të përfundojnë në top katërshe.

"Prishtina kur ja ka nis lojës e ka ditë se nuk mundet me shku në vendin e katërt. Na ka përgatit me javë përpara. Nuk mundesh as me i motivu lojtarët. Të thotë veç luaj qaty se s'mundeni me u licencu, edhe tash ka pretendime me barazim. S'ka barazim. Ky është vetëm kulmi që ka ndodhur nga shtatori. Është vetëm finalja spektakulare".

Lajme të ngjashme