Drejtori i Mallorcas konfirmon: Vedat Muriqi për katër deri në gjashtë javë jashtë fushës
Drejtori i Mallorcas Pablo Ortells ka konfirmuar sulmuesi Vedat Muriqi ka një lëndim në kofshën e majtë të këmbës dhe do të jetë për katër deri në gjashtë javë jashtë fushës.
Muriqi pësoi një goditje në këmbë gjatë fitores së Kosovës ndaj Izraelit, ku luajti rol kyç duke asistuar te goli i Milot Rashicës.
Ky lëndim ndikoi që të humbet dy ndeshjet e mbetura, ndaj Zvicrës e Bjellorusisë dhe tani do të jetë deri në gjashtë javë jashtë fushës.
“Vedati pësoi lëndim në ndeshjen e të dielës me kombëtaren e tij. Ka një dëmtim të vogël në kofshën e majtë. Tani është koha që të përpiqemi ta rikuperojmë sa më shpejtë të jetë e mundur”.
“Nuk është shumë serioze por në fillim informacionet që morëm nga atje na tregonin për gjurin, kyçin, këmbën... dhe shumë gjëra”.
“Pastaj u konfirmua se është lëndim i muskulit në kofshë që do ta mbajë jashtë për katër deri në gjashtë javë. Gjithmonë nuk mund të japi informata për periudhën e shërimit sepse disa herë ndodhë më shpejtë dhe disa herë më vonë. Por shpresoj të kthehet sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Kosova në përballjen e radhës përballet me Zvicrën të shtunën me fillim nga ora 20:45.