Drejtori i Interit le të hapur mundësinë e rikthimit të Onanas
Drejtori ekzekutiv i Interit Giuseppe Marotta ka refuzuar ta mohojë mundësinë e rikthimit të portierit Andre Onana.
Kamerunasi është nën presion të vazhdueshëm që kur kaloi te Manchester United, pas gabimeve amatore ndaj Brentfordit, si dhe në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut dhe Galatasarayt.
I pyetur për të ardhmen e Onanas, Marotta për “Gazzeta dello Sport” tha: “Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por në futboll çdo gjë mund të ndodhë”.
“Sigurisht ishte një kohë e mirë për Onanan dhe ne. Ishte një marrëveshje e suksesshme për ta marrë falas dhe ta shisnim për atë vlerë”.
27-vjeçari kaloi te Man United nga Inter në një marrëveshje për 50 milionë funte, duke nënshkruar kontratë për pesë vite si pasuesi i David de Geas.
Sidoqoftë, Onana ka mbështetjen e shumë ish lojtarëve, me legjenden e klubit anglez Peter Schmeichel që ka treguar se është duke i dhënë këshilla lojtarit.
“Po provoj të flas me të se çfarë është Mancheter United, çfarë duhet të bëjë”.
“Çfarë do që ke bërë, duhet ta vendosësh me një kuti dhe ta largosh. Bën gabim në lojë, ndoshta është që e shohim ndoshta jo, por duhet të presësh për të menduar dhe analizuar deri pas ndeshjes ose dikur tjetër. Duhet të jesh aty që të mos bësh gabimin e radhës”.
“Tani ai ka zemëruar tërë skuadrën. Tani ata nuk do t’i besojnë më shumë dhe nuk është mirë”, përfundoi ai.