Drejtori gjeneral i Augsburgut: Do t'i them Hansit ta marrë Mërgimin te Gjermania - NACIONALE

Drejtori gjeneral i Augsburgut: Do t'i them Hansit ta marrë Mërgimin te Gjermania

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori gjeneral i Augsburgut, Stefan Reuter, kishte një mision pas ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Bayern Munichut. Me të vërshëllyer gjyqtari për fundin e ndeshjes, ai tha se do të shkonte te trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick, në zonën VIP dhe t’ia rekomandonte sërish Mërgim Berishën.

Mergim Berisha shënoi dy gola për Augsburgun në humbjen ndaj Bayernit me rezultat 5:3, duke lënë mbresa tek shumë njohës të futbollit. Në përcjellje të kësaj ndeshje nga tribuna VIP ishte edhe Hansi Flick.

“Berisha është një qendërsulmues i mprehtë që përdor mirë trupin e tij. Është i fortë në ajër dhe është përmirësuar shumë teknikisht. Do t’ia rekomandojë sërish mikut tim, Hansi Flick për ta marrë në kombëtare”, tha Reuter pas ndeshjes.

Manager Stefan Reuter admits mistakes in Weinzierl-Aus - PremierSeason.com

Ndërsa trajneri i Augsburgut, Enrico Maassen, beson se Gjermania nuk ka edhe aq shumë sulmues të mirë, prandaj e konsideron Berishën si një zgjedhje të mirë për pancerët në sulm.

“Unë mendoj se ne nuk kemi edhe shumë sulmues të mirë në Gjermani. Mërgimi do të ishte zgjedhje e mirë”, tha ai.

An Augsburger for Hansi Flick? - Sports - News in Germany

Berisha, i cili u bë kampion evropian me U21 të Gjermanisë në vitin 2021, ka shënuar tetë herë këtë sezon. “Ka qenë gjithmonë ëndrra ime që një ditë të mbaj shqiponjën në gjoks, ndaj mundohem të bëj gjithçka për ta realizuar këtë ëndërr”, thotë Berisha për mundësinë për ta përfaqësuar Gjermaninë.

Berisha tashmë e ka bindur anëtarin e bordit të Bayernit, Hasan Salihamidzic, i cili thotë: “Ai është një lojtar shumë i mirë. Ai bën lojë të mirë me trupin e tij dhe është shumë i mirë para zonës”.

Mergim Berisha ka shënuar tashmë tetë gola këtë sezon për FC Augsburg

Augsburg ka një opsion blerjeje prej katër milionë eurosh për të nënshkruar me Berishën përgjithmonë nga Fenerbahce e Stambollit: “Ndihem shumë rehat në Augsburg, marr besimin e nevojshëm nga përgjegjësit dhe përpiqem ta kthej atë në çdo ndeshje. Do të përpiqem të vazhdoj të shënoj golat e mi për Augsburgun”.

Lajme të ngjashme