Drama e Ligës së Kampionëve: Kush do të kualifikohet në çerekfinale sonte? - NACIONALE

Drama e Ligës së Kampionëve: Kush do të kualifikohet në çerekfinale sonte?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve.

Dy ndeshje interesante pritet të zhvillohen me fillim nga ora 21:00.

Arsenali në Londër e pret Porton pas humbjes që pësoi 1-0 në Portugali. Skuadra e Mikel Artetës pas formës së mirë në Premier League, shpreson që do ta kthejë rezultatin, dhe të kualifikohet në çerekfinale pas një kohe të gjatë.

“Gunners” do ta kenë edhe mbështetjen e tifozëve, të cilët ëndërrojnë që pasi morën pozitën e parë aktualisht në ligë, të ecin tutje edhe në garën e madhe evropiane.

Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Barcelonës dhe Napolit, ku ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Mbetet të shihet nëse skuadra e Xavit do të kualifikohet, apo Amir Rrahmani me shokë do të shkaktojnë befasi.

Lajme të ngjashme