Douglas Luiz i bën presion Aston Villas ta shesin te Arsenali
Mesfushori Douglas Luiz është duke bërë presion te Aston Villa, që ta shesin te Arsenal.
"Topçinjtë" u interesuan gjatë ditës së sotme për ta transferuar Luizin nga Aston Villa, e tani ky i fundit është duke bërë presion te klubi anglez që ta lejojnë t'i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta.
Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se kushtet personale mes Luiz dhe Arsenalit nuk janë më problem, derisa klubet janë duke negociuar për një marrëveshje që do të kushtojë 20 milionë funte.
🚨 Douglas Luiz is pushing to join Arsenal, with personal terms not an issue. Talks are ongoing over a £20m fee with Aston Villa. [@FabrizioRomano] #afc
— afcstuff (@afcstuff) September 1, 2022
Edhe pse po raportohet se Arsenal ka bërë një ofertë, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar dhe orët e ardhshme janë vendimtare për këtë marrëveshje.
Kujtojmë, se Aston Villa në orët e ardhshme pritet ta zyrtarizojë marrëveshjen me Dendoncker, që në fakt është qendërmbrojtës por luan edhe në pozitën e mesfushorit defensivë.