Dorëzohet Real Madridi, Alexander-Arnold nuk vjen në janar - NACIONALE

Dorëzohet Real Madridi, Alexander-Arnold nuk vjen në janar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Real Madridi duket se nuk ka më shpresë për mundësinë e transferimit të mbrojtësit Trent Alexander-Arnold në afatin kalimtar dimëror.

26-vjeçari po kërkohet me ngulm nga madrilenët, që edhe bën një ofertë zyrtare drejt Liverpoolit mirëpo rezultoi të jetë e pasuksesshme.

Liverpool nuk ka interesim për ta shitur yllin e skuadrës në mesin e sezonit, kësisoj një lëvizje e mundshme për Alexander-Arnold mund të bëhet realitet vetëm në verë.

Alexander-Arnold me situatën aktuale do të jetë agjent i lirë në verë, përpos nëse ndryshon mendje në muajt e ardhshëm dhe vendos të qëndrojë te Liverpooli edhe për shumë vite.

Sipas “Relevo”, Real Madridi beson se nuk ja vlen të humbasin më kohë për të nënshkruar me anglezin këtë afat dimëror, por që Alexander-Arnold mbetet prioriteti i tyre për në verë.

Reali pritet që të vazhdojë me negociata me shpresën që ta bind lojtarin të nënshkruajë një parakontratë dhe që nga qershori të bëhet “Galaktik”.

Ende nuk dihet nëse madrilenët mund të provojnë të huazojnë ndonjë këtë janar, ose Ancelotti duhet t’ia dalë vetëm me Lucas Vazquez, respektivisht Fede Valverde e Raul Asencio, edhe pse këta dy të fundit nuk e kanë prioritet atë pozitë.

Lajme të ngjashme