Dorëzohet Manchester City, tërhiqet nga gara për Declan Rice pas ofertës së majme të Arsenalit - NACIONALE

Dorëzohet Manchester City, tërhiqet nga gara për Declan Rice pas ofertës së majme të Arsenalit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City është tërhequr nga gara për të nënshkruar me mesfushorit e West Hamit, Declan Rice, pasi Arsenali e bëri ofertën e tretë të përmirësuar të martën.

West Hami ia kishte refuzuar Cityt një ofertë prej 104.8 milionë eurove për mesfushorin anglez të martën.

City i ka ofruar 93.2 milionë euro përpara plus 11.6 milionë euro bonuse.

Por skuadra e Pep Guardiolës ka vendosur që mos futet në një ankand me Arsenalin për shërbimet e Rice, pasi ky i fundit i ofroi hiç më pak se 122 milionë euro dje vonë.

Tani i mbetet Arsenalit të bisedojë me West Hamit për mënyrën e pagesës së çmimit të Rice.

West Hami është i pakënaqur me mënyrën e pagesës që e ka propozuar Arsenali dhe, derisa nuk e kanë hedhur poshtë ofertën, bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë.

Oferta e tanishme e Arsenali është 116 milionë euro të garantuara, plus 8 milionë euro të tjera bonus.

Rice është synimi kryesor i trajnerit Mikel Arteta për ta përforcuar skuadrën në luftë për titull në Premierligë sezonin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme