Arsenali i përgjigjët Man Cityt duke bërë ofertë rekorde për Declan Ricen e West Hamit
Arsenali i përgjigjur interesimit të Manchester Cityt për Declan Rice duke e dorëzuar një ofertë në vlerë 122 milion euro për mesfushorin e West Hamit.
Megjithatë, kjo ofertë ende nuk është pranuar nga West Hami, edhe pse do ta vendoste një rekord të ri për një lojtar anglez.
West Hami është i pakënaqur me mënyrën e pagesës që e ka propozuar Arsenali dhe, derisa nuk e kanë hedhur poshtë ofertën, bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë.
Çekanët i kërkojnë 116 milionë euro dhe presin që City, të cilit iu refuzua një ofertë 104 milionë euro, të bëjë ofertë të re këtë të mërkurë.
Sipas mediave britanike, Arsenali mund të detyrohet ta rrisë ofertën në 127.6 milionë euro për ta mposhtur Cityn në garë për Rice.
Oferta e tanishme e Arsenali është 116 milionë euro të garantuara, plus 8 milionë euro të tjera bonus.
Rice parapëlqen të qëndrojë në Londër dhe t’i bashkohet Arsenalit, por vendimi i Cityt për t’u futur në garë i ka koklavitur gjërat.
Pep Guardiola e dëshiron mesfushorin anglez për ta zëvendësuar Ilkay Gundoganin, i cili iu bashkua Barcelonës.
Rice është synimi kryesor i trajnerit Mikel Arteta për ta përforcuar skuadrën në luftë për titull në Premierligë sezonin e ardhshëm.
