Donnarumma thyen heshtjen pas sulmit në shtëpinë e tij: Momente terrori
Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, ka thyer heshtjen për sulmin që iu bë atij dhe partneres në shtëpi nga grabitësit, duke thënë se është ndjenja më keqe që mund të kesh.
Portieri 24-vjeçar italian dhe partnerja e tij Alessia Elefante u lidhën dhe u grabitën në shtëpinë e tyre në lagjen e tetë të Parisit natën e 20 korrikut, duke humbur rreth 500,000 euro sende personale.
Pasi u liruan në orët e para të 21 korrikut, dyshja u arratisën në një hotel luksoz përpara se të raportonin incidentin në policinë parisiene.
Duke folur për Libero përmes Calciomercato.com, Donnarumma tregoi përvojën e tmerrshme.

“Të gjesh veten në tre të mëngjesit me njerëz në shtëpinë tënde krejt papritur, mendoj se është ndjenja më e keqe që mund të kesh. Mua më lidhen dhe Alessia u detyrua të ju dorëzonte gjithçka të çmuar. Nuk mund të hyj në shumë detaje, ka hetime në vazhdim dhe tani po shkoj në policinë franceze për të folur me ta për gjithçka që ka ndodhur. Këtë mëngjes, unë dhe e fejuara ime u desh të largoheshim nga banesa për të lejuar kryerjen e hetimeve dhe ne qëndruam përkohësisht në një hotel.”
Portieri i PSG-së dhe Italisë më pas nënvizoi se sa i frikësuar dhe i pafuqishëm ndihej.
“Frika ishte aq e madhe, por edhe më shumë ishte se diçka mund të ndodhte me Alessian. Isha i pafuqishëm, i lidhur, nuk mund të bëja asgjë. Atëherë unë nuk flas aq mirë frëngjisht dhe ishte e vështirë t'u shpjegoja atyre njerëzve se ku ishte gjithçka. Dhe ishte Alessia, ende e frikësuar edhe sot e kësaj dite, me ta. Momente terrori vërtetë, veçanërisht frikë për të. Frika se mos mund ta lëndojnë atë.”
#Donnarumma racconta la rapina: 'Ero legato, impotente e terrorizzato per Alessia' https://t.co/JOP5g9mLvR
— calciomercato.com (@cmdotcom) July 22, 2023
Donnarumma iu bashkua PSG-së në korrik të vitit 2021 pasi u largua nga Milani si transferim i lirë, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me gjigantët e Ligue 1.
Që nga ardhja e tij, ai ka bërë 72 paraqitje në të gjitha garat, duke mbajtur 23 portën e paprekur dhe duke pranuar 75 gola. Ai ka bërë edhe 54 paraqitje për kombëtaren italiane.
