Doncic vendimtar për Dallasin, mposht Lakersat e LeBronit në vazhdime
Dallas Mavericks ia kanë dalë të fitojnë ndaj Los Angeles Lakers të LeBron Jamesit, falë pikëve vendimtare të yllit slloven, Luka Doncic, për të fituar pas vazhdimit të dytë me rezultat 119:115.
Për pjesën më të madhe të çerekut të katërt LA Lakers pati prioritet që topi mos të vinte në duart e Doncic, dhe kjo ishte e frytshme pasi arritën ta dërgonin ndeshjen në vazhdime.
Sa i përket ndeshjes në përgjithësi, Dallasi e dominoi tërësisht çerekun e parë, duke e fituar me rezultat 36:22.

Lakers u këndell pakëz në 12-minutëshin e dytë, por arritën ta zvogëlonin epërsinë vetëm për tre pikë, pasi dy skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve me rezultat 59:48.
Epërsia prej 11 pikëve duhej të shkrihej, dhe LeBroni me bashkëlojtarë e synuan një gjë të tillë. Fillimisht në çerekun e tretë fituan me rezultat 23:28 për ulur epërsinë në gjashtë pikë, dhe në çerekun e katërt arritën të barazonin shifrat, ku ndeshja shkoi në vazhdime.

Pesë minutat e parë nuk ishin të mjaftueshëm për të dhënë fituesin, pasi përfundoi sërish me barazim, teksa në vazhdimin e dytë Luka Doncic ishte vendimtar për t’ia dhënë Dallasit fitoren e radhës me katër pikë epërsi në fund, 119:115.
Doncic i cili po përparon në garën për MVP, shënoi një dyshifror të trefishtë, me 35 pikë të shënuara, 14 rebounds e 13 asistime, me një saktësi në gjuajtje prej 50% apo 14 nga 28.

Ndihmë pati edhe nga Christian Wood, i cili pati dyshifror të dyfishtë me 24 pikë e 14 rebounds, ndërsa te LeBron ishte më i miri, ku vetëm për një asistim nuk arriti dyshifrorin e trefishtë, me 24 pikë, 16 rebounds e nëntë asistime, që në fund nuk ishin të mjaftueshme për një fitore.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/24356926/1246193412.jpg)
Dallasi pas 43 ndeshjeve gjendet në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore, ndërsa Lakers nuk qëndron mirë, pasi pas 42 ndeshjeve është në pozitën e 13-të, që rrjedhimisht për momentin është jashtë zonës së play-offit.
Përmbledhja nga ndeshja LA Lakers - Dallas Mavericks: