Doktorët japin lajmin e mirë: Gjendja e Peles po përmirësohet
Gjendja e legjendës braziliane, Pele është duke u përmirësuar, kështu kanë deklaruar doktorët në Sao Paolo.
Gjendja e 82-vjeçarit ishte mjaftë e rëndë, derisa u konfirmua se është mjaft i fortë me shumë shpresë.
Sidoqoftë, tre herë fituesi i Kupës së Botës ka nisur të përmirësohet pas trajtimeve të fundit.
“Pacienti vazhdon të tregojë përmirësim progresiv në gjendjen e tij të përgjithshme, veçanërisht në infeksionin respirator”.
“Ai qëndron në një dhomë standarde, me shenja vitale të qëndrueshme, i vetëdijshëm dhe pa komplikime të reja”, thuhet në deklaratën e mjekëve të tij.
Lojtarët e Brazilit bënë homazhe te Pele pas fitores ndaj Koresë Jugore 6:1.