“Do të luftojmë deri në fund”, Walker iu dërgon mesazh tifozëve të Cityt - NACIONALE

“Do të luftojmë deri në fund”, Walker iu dërgon mesazh tifozëve të Cityt

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Kyle Walker iu ka kërkuar durim tifozëve të Manchester Cityt, mirëpo është i sigurt se do të luftojnë deri në fund për titull.

City po kalon një periudhë të rëndë që kur Guardiola ka marrë drejtimin e skuadrës angleze, ngase s’dinë për fitore në shtatë ndeshjet e fundit.

Walker së fundmi është bërë lojtari i parë i Cityt që reagon për këto rezultate të dobëta, duke iu premtuar tifozëve së do të kthehen sa më të fortë.

Ne e dimë se performancat tona të fundit nuk kanë qenë në standardin që presim dhe jemi të vetëdijshëm se ka qenë e vështirë. Por ne i kemi kaluar këto sfida më parë, së bashku, dhe do ta kalojmë edhe këtë. Është e rëndësishme që ne të gjithë të qëndrojmë së bashku si një klub, si Manchester City, gjatë kësaj periudhe të vështirë. Mbështetja juaj, qoftë në kohë të mira apo në momente të vështira, do të thotë gjithçka për ne.

"Ne kemi fituar tituj në ndeshjet e fundit të sezonit dhe kemi bërë histori me një fushatë rekord prej 100 pikësh, deri në goditjen e fundit. Ne kemi treguar herë pas here se mund të ngrihemi në sfidën, dhe ne do ta bëjmë përsëri, ju premtoj, ne do të luftojmë deri në fund”.

Manchester City rikthehet në “aksion” të mërkurën e ardhshme ndaj Nottingham Forestit.

Lajme të ngjashme