“Do ta vrasësh karrierën”, profeti nigerian e këshillon Victor Osimhenin ta refuzojë Chelsean
Një profet nigerian e ka këshilluar sulmuesin Victor Osimhen të mos shkojë te Chelsea, përndryshe karriera do t’i shkatërrohet.
Osimhen është afër kalimit te “Blutë” në një marrëveshje shkëmbimi që do ta shihte Romelu Lukakun që kalon te Napoli.
Sidoqoftë, lideri i një kishe në Nigeri Elijah Ayodele ka publikuar një video, duke i bërë me dije sulmuesit se nuk duhet të transferohet te Chelsea.
“Një këshillë e vogël për Osimhen, mos shko te Chelsea. Nëse shkon te Chelsea nuk do të shkëlqesh, do ta vrasësh karrierën tënde”.
“Federata Nigeriane nëse Osimhen shkon te Chelsea, mos e ftoni më. Gjithashtu nëse e ftoni Osimhenin për Ligën e Kombeve, duhet ta rishikoni sërish këtë. Tërë shtetet duan të shkojnë në Kupën e Botës dhe duhet të shikoni më mirë se si do të shkojë”, tha ai ndër të tjera”.
This Nigerian church leader has warned Victor Osimhen not to join Chelsea 😳
— ESPN Africa (@ESPNAfrica) August 15, 2024
(via @primate_ayodele) pic.twitter.com/quPXCe2cDu
Ndërkohë, marrëveshja është duke shkuar drejt fundit, me Chelsean që do të shkëmbejë Lukakun plus disa milionë euro për ta marrë nigerianin, por që ende nuk dihet nëse ky i fundit do të vijë si huazim me obligim blerje.
Chelsea do ta nis të dielën sezonin në Premierligë, ku e pret përballje shumë e vështirë ndaj kampionit aktual, Man City.