Djokoviq pëson disfatë tronditëse në Monte Carlo
Numri një i botës Novak Djokoviq ka pësuar disfatë tronditëse në tri sete kundër italianit Lorenzo Musetti, në rrethin e tretë të Monte Carlo Mastes.
Djokoviq, 35 vjeç, e fitoi setin e parë, por në fund pësoi humbje 4-6 7-5 6-4 në një ndeshje të ndërprerë për një orë nga shiu.
Kjo është fitorja më e madhe në karrrierë për Musettin, i cili do të përballet me bashkatdhetarin Jannik Sinner në çerekfinale.
UNBELIEVABLE SCENES 🔥🔥
— Rolex Monte-Carlo Masters (@ROLEXMCMASTERS) April 13, 2023
Musetti with the biggest win of his career over Novak Djokovic in Monte Carlo!#RolexMonteCarloMasters pic.twitter.com/5vePJsVwOA
“Po e kam të vështirë t’iu përmbahem lotëve. Është një fitore emocionale sepse ishte një ndeshje që zgjati shumë”, tha Musetti pas ndeshjes.
Numri 16-të i botës shtoi: “Jam shumë krenar me veten dhe mund ta shoh në ekran, po e kam vështirë të mos qaj sepse është ëndërr për mua”.

Serbi Djokoviq tha se nuk mendonte se humbja ishte katastrofë për të, por shtoi se ndihej keq pasi u largua herët nga ky turne.
“Nuk mendoj që është katastrofë, por tani ndihem keq sepse e humbja një lojë”, tha Djokoviq.
“Ndihem tmerrshëm pasi luajta kështu, sinqerisht. Por urime atij. Ai ishte i fortë në momente të rëndësishme, kjo është e gjitha. Kam mund të them”, shtoi ai.
Ky ishte turneu i parë për serbin që nga Dubai në fillim të marsi. Musetti ia theu shërbimin atij tetë herë gjatë dy orëve e 54 minutave lojë.