Djokovici e mund Ruudin dhe e fiton titullin e 23-të rekord grand slam në French Open - NACIONALE

Djokovici e mund Ruudin dhe e fiton titullin e 23-të rekord grand slam në French Open

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tenisti serb, Novak Djokovic, ka fituar me lehtësi ndaj kundërshtarit Casper Ruud, 3:0 në sete apo 7:6, 6:3 dhe 7:5, kështu për të triumfuar në French Open, për titullin e tij të 23-të grand slam në karrierë, duke kaluar Rafael Nadal, që deri më sot ishin barazim, secili nga 22.

Numri tre i botës momentalisht pati vështirësi vetëm në setin e parë, pasi u gjend në disavantazh prej 3:0, por u kthye bukur në lojë për ta fituar në fund atë set, e pastaj të gjithë lojën me një lehtësi që nuk pritej në këtë ndeshje.

Seti i dytë nuk ishte aspak i mirë për norvegjezin, që është numri katër i botës, ku humbi dy herë servimet e tij.

Teksa në setin e fundit, Ruud ia arriti të shkaktonte pak probleme, por serbi ishte i pandalshëm sërish për të triumfuar në fund 3:0.

Ky ishte vetëm titulli i tretë për Djokovic në grand slamin e French Open, apo garën e vetme të madhe që zhvillohet në dhe.

Serbi kalon në kryesimin e plotë në kategorinë e burrave për titujt në përgjithësi me 23 tituj grand slams, duke kaluar Rafael Nadalin.

Ai gjithashtu bëhet njeriu i parë që fiton të katër titujt e mëdhenj të paktën tre herë.

Fitorja në baltën e Parisit e lëviz atë përkrah Serena Williams për sa i përket titujve kryesorë, me vetëm Margaret Court që tani qëndron mbi të me 24 Grand Slams.

Djokovic do të ketë mundësinë të barazojë rekordin e Court në Wimbledon muajin e ardhshëm - një vend ku ai tashmë ka fituar shtatë herë dhe do të jetë favorit për të barazuar rekordin e Roger Federer, i cili ka fituar tetë tituj në garën më të madhe të tenisit në botë.

Lajme të ngjashme