Djali i Abedin Januzajt huazohet te Las Palmas - NACIONALE

Djali i Abedin Januzajt huazohet te Las Palmas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas dështimit te Sevilla, “belgu” Adnan Januzaj është huazuar te Las Palmas deri në fundin e sezonit.

Januzaj, që refuzoi keq Kosovën (nuk ia hapte as telefonin) dhe Shqipërinë ka pasur një rënie të madhe këto vitet e fundit, ndërsa tani do të tentojë ta shpëtojë karrierën.

Ai ka kompletuar kalimin te skuadra e Las Palmas, që synim e ka mbijetesën në elitën spanjolle.

Adnan Januzaj (belg, 02/05/1995) bashkohet skuadrës së verdhë në formë huazimi pas një marrëveshje me Sevillan dhe lojtarin”, thuhet ndër të tjera në komunikatën zyrtare.

Ndërkohë, Januzaj është pjesë e Sevillas që nga sezoni 2022/23, por asnjëherë s’arriti të bind duke u huazuar së fundmi në kampionatin turk.

Januzaj e njeh mirë La Liga-n pas karrierës së bujshme që ka pasur te Real Sociedadi, ku ka bërë 132 paraqitje.

Lajme të ngjashme