DITA E KOMBËTARES: Kosova sonte përballet me Rumaninë në Fadil Vokrri - NACIONALE

DITA E KOMBËTARES: Kosova sonte përballet me Rumaninë në Fadil Vokrri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës sot do ta nisë rrugëtimin e saj në sezonin e ri në Ligë të Kombeve, ku do të përballet me Rumaninë në Fadil Vokrri, me fillim nga ora 20:45.

Dardanët do të luajnë pas një kohe të gjatë ndeshjen e parë në shtëpi, teksa për trajnerin Franco Foda, kjo është e para, pasi të gjitha deri më tani prej ardhjes së tij janë zhvilluar në udhëtim, edhe për shkak të rinovimit të stadiumit.

Kosova do të hyjë në këtë ndeshje kur yjet e skuadrës janë në një momentum shumë të mirë, sidomos ana ofanzive.

Edon Zhegrova, Milot Rashica, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi po kalojnë në për formë të lartë dhe pritet që këtë ta bartin edhe në Prishtinë, për ta nisur me këmbë të mbarë me tre pikë.

Elvis Rexhbeçaj është ardhja më e fundit në skuadrën e Franco Fodës, me yllin e Augsburgut që pritet ta ketë barrën kryesore në mesfushë.

Në mbrojtje i konfirmuar duket momentalisht vetëm lideri, Amir Rrahmani, teksa padyshim që në portë do ta fillojë Aro Muric.

Përballja ndaj Rumanisë nuk do të jetë e vetmja për muajin shtator për Kosovën, pasi tre ditë më vonë Dardanët udhëtojnë në Larnaca për t'u takuar me Qipron.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës shihet si favorit për të përfunduar në vendin e parë, ku përballen me konkurrencën e Rumanisë, teksa në grup është edhe Lituania.

Lajme të ngjashme