Distria Krasniqi – sportistja e vitit - NACIONALE

Distria Krasniqi – sportistja e vitit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar për herën e katërt epitetin e sportistes së vitit, në ceremoninë që e ka organizuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Krasniqi ishte fantastike gjatë vitit 2023, duke fituar medalje të njëpasnjëshme andaj me plot meritë edhe u shpall sportistja më e mirë.

Pasi mori çmimin, Krasniqi për “Rtk” deklaroi se ky çmim veçse e motivon pasi është i vështirë për ta fituar.

“Normal së ky çmim me motivon sepse konkurrenca gjithmonë është e vështirë. Është një privilegj më u nxjerr e para dhe është motiv shumë i madh”.

“U ndjeva mirë edhe pse ka qenë vështirë sepse kam garuar 57 kg, por ka qenë një ndenje e papërshkrueshme që nuk e kam përjetuar ndonjë herë më pas një garë kaq e madh në Kosovë. Për mua ka qenë një ndjenje shumë e mirë dhe paraqitja e ekipit tonë ka qenë mjaft mirë”, nënvizoi ajo.

Lajme të ngjashme