Dillian Whyte nënshkruan kontratën për t’u përballur me Anthony Joshuan - NACIONALE

Dillian Whyte nënshkruan kontratën për t’u përballur me Anthony Joshuan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri Dillian Whyte ka nënshkruar kontratën për t’u përballur me Anthony Joshuan më 12 gusht.

Negociatat ishin vonuar shkaku i një kërkesë të Joshuas për një klauzolë një ndeshje, por tani janë përmirësuar shkaku që britaniku e largoi kërkesën.

“Sky Sports” raporton se një marrëveshje e plotë është kompletuar të dielën, me një njoftim zyrtar që do të vjen në javët në vijim.

Në rast që gjithçka shkon sipas planit, atëherë do kemi mundësinë të shohim dy rivalët e vjetër pas më shumë se një dekade në një meç të peshave të rënda.

Ata ishin përballur si amatera në vitin 2009, ku atë kohë 20-vjeçari Whyte e kishte mposhtur Joshuan me vendim të gjyqtarëve, tre vite para se britaniku ta fitonte medaljen e artë Olimpike në Londër.

Joshua pastaj u hakmor në vitin 2015, duke ia shkaktuar Whyte humbjen e parë profesionale në karrierë pasi e nokautoi në raundin e shtatë.

Pas kësaj përballje ndaj Whyte, Joshua pritet të përballet me Deontay Wilder në Arabinë Saudite në fundin e vitit.

Promovuesi Eddie Hearn së fundmi konfirmoi se marrëveshja me Wilder është kompletuar dhe dy palët do të takohen në Londër javën e ardhshme për të nënshkruar kontratat.

Lajme të ngjashme