Dijon Kameri i pafat, edhe për gjashtë javë jashtë fushës - NACIONALE

Dijon Kameri i pafat, edhe për gjashtë javë jashtë fushës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, që luan për Austrinë U21 – Dijon Kameri do të mungojë edhe për katër deri në gjashtë javët e ardhshme.

19-vjeçari u huazua në shkurt te Grasshopper Zurich nga Red Bull Salzburg, mirëpo pushoi disa javë shkaku i një lëndimi.

E ky fat i “zi” e ka ndjekur sërish, me mesfushorin sulmues që tani do të humbasë ndeshjet e Zvicrës U21 shkaku i një tjetër lëndimi.

Sipas mediave zvicerane, Kameri do të jetë për katër deri në gjashtë javë jashtë fushës. Lojtari ka pësuar një çarje të meniskut anësor, i cili është trajtuar me operacion.

Para se të pësonte këtë lëndim në gju, Kameri kishte zhvilluar gjashtë paraqitje për Gasshoppers, ku ishte titullar në dy prej tyre.

Padyshim forma e Kamerit ka rënë, edhe pse është vetëm 19-vjeç – pasi një kohë ishte titullar te Salzburgu, që i besonin edhe nga minuta e parë në sfidat e Ligës së Kampionëve.

Kameri do të rikthehet te Salzburgu në verë, por shanset janë të mëdha që të huazohet sërish në sezonin tjetër.

Përndryshe, Kameri mbetet një ndër dëshirat e Kosovës por nuk ka detaje tjera se si po shkojnë negociatat, pasi mund ta tërheqë edhe dëshira për të luajtur për Austrinë e Rangnickut.

Lajme të ngjashme