Diego Simeone pranë rinovimit me Atletico Madridin
Trajneri Diego Simeone është afër të rinovojë kontratën me Atletico Madridin.
Tekniku argjentinas mori drejtimin e skuadrës spanjolle në vitin 2021 dhe ka kaluar 12 vite mjaftë të suksesshme.
Kësisoj, ky bashkëpunim duket se do të vazhdojë me gazetarin Fabrizio Romano që raporton se 53-vjeçari është afër të gjejë “gjuhën e përbashkët” me klubin madrilen.
Romano në rrjetin social “X” shkroi: “Diego Simeone, afër të nënshkruajë një kontratë të re me Atletion. Marrëveshja verbale, duke pritur që të kryhet por është konsideruar si thuajse e kryer”.
“Pas afër 12 viteve si trajner i Atleticos, Simeone po përgatit ta pranojë propozimin dhe të qëndrojë në klub”.
Gjatë kohës së tij në stolin e “Los Rijoblancos”, Simeone e ka drejtuar Atleticon duke fituar titullin e La Ligas në vitet 2014 dhe 2021, si dhe Kupën e Mbretit në 2013-en.
Sieone gjithashtu ka triumfuar në Evropë pasi fitoi dy herë Ligën e Evropës, si dhe arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposht nga rivali Real Madrid.
Ndër të tjera, Simeone për të vazhduar qëndrimin në “Wanda Metripolitano” thuhet se ka pranuar një zbritje të konsiderueshme të pagës, meqenëse momentalisht është trajneri më i paguar në botë.