Diego Simeone komenton abuzimin racor ndaj Vinicius Junior: Spanja nuk është shtet racist
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka insistuar se Spanja nuk është shtet racist, pas incidentit me Vinicius Junior, që u abuzua në baza racore nga tifozët e Valencias në fundjavë.
Vinicius u brohorit në mënyrë raciste nga tifozët e Valencias pasi Real Madrid humbi 1:0 në Mestalla në fundjavë, me brazilianin duke vënë në dukje fajtorët në tribuna. Ndeshja u ndërpre për një periudhë të gjatë, ndërsa ajo përfundimisht rifilloi, Vinicius u përjashtua nga fusha në kohën shtesë. Që atëherë ai ka pohuar se La Liga dhe Spanja "i përkasin racistëve", duke qenë në qendër të shumë incidenteve të tilla. Ai është mbrojtur nga lojtarë si Neymar dhe Kylian Mbappe, si dhe trajneri i tij Carlo Ancelotti.

Simeone, megjithatë, thotë se Spanja nuk është raciste dhe beson se abuzimi i pësuar nga Diego Costa, kur ai luajti për Atletico, nuk ka marrë aq vëmendje sa kjo e Vinicius.

Ai tha: “Spanja nuk është një vend racist. Është e qartë se kur shfaqen këto situata është kur ju mund t'u jepni atyre më shumë dukshmëri. Ne që jemi të ekspozuar shihemi më shumë, por kjo gjë gjendet edhe në rrugë. Për mua nuk është çështja se çfarë ndodh në një stadium, por është në rrugë dhe të rinjtë duhet të kenë kujdes.” I pyetur për Costën, ai shtoi: “Unë nuk justifikoj asgjë dhe do të fokusohem në atë që ndodhi në Valencia. Është shumë më e thellë, shumë më e madhe, por siç ndodhi me Real Madridin, është shumë më e madhe. Kjo ndodh me lojtarët, trajnerët, gjyqtarët dhe ju e dini këtë.”
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka mbrojtur ligën që udhëheqë ai, duke këmbëngulur se ata bëjnë shumë punë kundër racizmit dhe madje i është lutur Vinicius të "informojë veten", por ende nuk ka sanksione kundër Valencias, ose tifozëve të përfshirë. Megjithatë, klubi ka konfirmuar se ka ndihmuar policinë në identifikimin e tre tifozëve që ishin të përfshirë.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Reali do të jetë pa Vinicius për përballjen e radhës, kundër Rayo Vallecano të mërkurën, për shkak të pezullimit të tij.

