Diego Costas i refuzohet leja e punës për shkak të ndeshjeve të pakta me kombëtaren
Wolverhamtpon Wanderers shpresonte që të siguronte shërbimet e ish-lojtarit të Chelseas dhe Atletico Madridit, Diego Costas, nëse ky i fundit kalonte testet mjekësore, por sulmuesit spanjoll i është refuzuar leja e punës për shkak se ka luajtur pak ndeshje ndërkombëtare.

Sasa Kalajdzic lëndoi kryqëzorin e gjurit te Wolves dhe përhapi panik te skuadra e tij para ndeshjes së të shtunës kundër Liverpoolit, prandaj u vunë në kërkim të një sulmuesi me përvojë siç është Costa.
Raportohet se klubi ishte i shqetësuar për çështjen e lejes së punës edhe para se të ofronte kontratë te lojtari, duke pasur parasysh që 33-vjeçari nuk ka zhvilluar një ndeshje profesionale që nga 12 dhjetori i vitit të kaluar.
Skuadra angleze ka apeluar vendimin te Federata Angleze(FA) dhe shpresojnë se vendimi i fundit do të jetë në të mirë të tyre. Ata presin që të kenë një përgjigje brenda 48 orëve.
Braziliani me nënshtetësi spanjolle është lojtar i lirë që prej kur la Atletico Mineiron në Janar. Ai është paraqitur për skuadrën nga elita e Brazilit 19 herë, duke shënuar pesë gola në vitin 2021, një sezon para se kontrata e tij të ndërpritej pas vetëm 5 muajsh qëndrim.

Pavarësisht raportimeve se Costa është i lidhur me një kalim te Corinthians, ai ende mbetet lojtar i lirë, pa skuadër. Në muajin e kaluar, Marca raportoi se ai ishte shumë afër të kalonte te skuadra spanjolle e mesit të tabelës, Rayo Vallecano.
Çfarë po ndodh me Costan?
Që kur la Chelsean në verën e vitit 2017, ai kaloi tre vite e gjysmë në Atletico Madrid, duke shënuar 19 gola në 81 ndeshje në të gjitha garat, por edhe këtu kontrata përfundoi me marrëveshje të dyanshme në dhjetor të vitit 2020.

Ai u bashkua Mineiros në gushtin e vitit 2021, duke shënuar pesë gola në 19 ndeshje dhe kontrata e tij u shkëput në janar të vitit të ardhshëm.
Ai kaloi tetë muaj larg nga futbolli, por mund ta bëjë një rikthim të fuqishëm në ligën më të fortë të futbollit, në Premierligë.