“Diçka po zihet” – Tifozët e futbollit në Turqi e sulmojnë Erdoganin dhe e quajnë gënjeshtar
Recep Tayyip Erdogan e kishte veshur me krenari një fanellë që në shpinë mbante emrin e tij për ta shënuar 25-vjetorin e anëtarësimit të tij si tifoz i klubit të futbollit Fenerbahce në Stamboll.
Katër vite më vonë, tifozët e Fenerbahces po bëjnë thirrje për rrëzimin e tij nga posti i presidentit të Turqisë.
Brohoritjet si “Erdogan, jep dorëheqje” kumbuan përreth stadiumit “Şükrü Saraçoğlu” në Stamboll të shtunën e kaluar. Tifozët e Fenerbahces e akuzuan atë për “gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra” gjatë dy dekadave në pushtet.
Në Besiktas, një tjetër ekip i madh i Stambollit, tifozët e mbushën fushën me lodra të buta shumëngjyrëshe për fëmijët e prekur nga tërmeti shkatërrues në këtë vend, para se të vërsuleshin me brohoritje kundër qeverisë.
Fan’s of Istanbul’s top team #Fenerbahçe chant resign to Erdogan gov’t.
— Ismail Akbulut (@ismail_i_ak) February 26, 2023
Erdogan’s AKP and his ultra-nationalist partner MHP are very disturbed and suggest that matches should be played without fans.pic.twitter.com/DGB9WpUbjk
“Diçka po zihet”, tha Yagmur Nuhrat, profesor në Universitetin “Bigli” në Stamboll, i cili ligjëron për kryqëzimin e futbollit me shoqërinë. Ai shtoi se tërmeti shkatërrues erdhi në kohën kur Turqia po përballej tashmë me një krizë të madhe ekonomike.
Edhe për një lider të fortë siç është Erdogani, rëndësia e bërjes së politikës përmes obsesionit të Turqisë me futbollit nuk mund të vihet në dyshim. Disa ditë pas atyre brohoritjeve, autoritetet lokale nuk i lejuan përkrahësit e Fenerbahces të ishin të pranishëm në stadium për ndeshjen e së shtunës në qytetin qendror Kayseri.
Kundërshtimi i zëshëm i përkrahësve të dy prej klubeve më të mëdha futbollit në Turqi tregon sesi Erdogani po përjeton një rënie si pasojë e një tërmeti që i vrau më shumë se 50 mijë njerëz në vendin e tij dhe në Siri.
Erdogani ka kërkuar falje për dështimin e qeverisë që të reagonte me kohë ndaj tërmetit, i cili i shembi mbi 100 mijë ndërtesa në një arenë të madhe në jug të Turqisë.
Kritikët e kanë fajësuar Erdoganin se kishte vendosur rregullat të dobët për sektorin e ndërtimit dhe për një program të gjerë amnistie për gabimet e bëra në ndërtim, të cilat ndikuan në përshkallëzimin e numrit të të vdekurve.
Një video e Erdoganit duke iu dhënë para kesh fëmijëve në zonat e tërmetit e publikuar këtë javë, me të cilën njerëzit u tallën në rrjetet sociale, ishte dëshmi e një ndarjeje që po mbretëron në Turqi.

Erdogani tashmë e ka nisur fushatën më të vështirë për t’u rizgjedhur në 20 vitet e tij në pushtet, pasi inflacioni më i lartë në dekadat e fundit është duke ia ulur popullaritetin.
Por Erdogani ka qenë i bekuar me kundërshtarë të dobët për një kohë të gjatë, të cilët vazhdimisht kanë dështuar ta shfrytëzojnë ndryshimin në disponimin politik.
Nuhrat tha se stadiume janë gjithmonë politike, por kritikat e drejtpërdrejta ndaj qeverisë kanë qenë shumë të rralla në vitet e fundit, veçanërisht pas futjes në fuqi të një sistemi në vitin 2014, ku iu kërkohet tifozëve t’i shfaqin letërnjoftimet biometrikë për t’u futur në stadium.
Qeveria i ka kritikuar protestat e javëve të fundit në stadiume.
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Mehmet Muharrem Kasapoglu, tha këtë javë se fushat e sportit nuk janë fusha të politikës.
“Provokimet nuk do të lejohen kurrë”, këmbënguli ai.

Shoqata e Klubeve të Futbollit e Turqisë dhe disa klube e kanë mbështetur qëndrimin e qeverisë.
Fenerbahce ka njoftuar tashmë se disa tifozëve i është ndaluar të shkojnë në stadiume për t’i shikuar ndeshjet, pas dyshimeve se e kanë kritikuar qeverinë në ndeshjen e së shtunës.
Futbolli e formon një pjesë të rëndësishme të kulturës popullore të Turqisë dhe kritikat nga publiku janë goditje e rëndë për një president i cili është tifoz i zjarrtë i futbollit.
Erdogani kishte filluar të luante futboll si adoleshent dhe më vonë i ishte bashkuar një klubi gjysmëprofesional.
Ai doli në fushë për të luajtur para zgjedhjeve më 2014, duke shënuar het-trik në një ndeshje mes të famshmëve në Stamboll.