Diaz: S’isha menjëherë gati për Realin, ndihem falënderues ndaj Milanit - NACIONALE

Diaz: S’isha menjëherë gati për Realin, ndihem falënderues ndaj Milanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Real Madridit Brahim Diaz thotë se ndihet falënderues për huazimin që kishte te AC Milan.

Ylli nga Maroku ka shpjeguar për arsyen që kaloi te Milani, duke pranuar se nuk kishte eksperiencën e duhur për të pasur sukses te City menjëherë pas transferimit.

Diaz për “Esquire” tha se është gjithmonë falënderues për “Rossonerët”, me të cilët kishte suksese të shumta.

Nuk kam imagjinuar asgjë sinqerisht. U ndjeva rehat te Milani, bëmë gjëra të shkëlqyera dhe e vërteta është se jam shumë falënderues për klubin, gjithmonë e them këtë”.

Sa i përket Real Madridit, nuk kisha pritje sepse në fund është klubi më i mirë në botë dhe duhet ta bësh më të mirën ditë pas dite. Nuk e di nëse jam duke përparuar, por e vërteta është që deri më tani ka qenë sezon i shkëlqyer për të gjithë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të shënojmë, asistojmë, fitojmë tituj, që në fund është gjëja më e rëndësishme për këtë klub”.

I pyetur nëse kalimi te Milani e ka ndryshuar, Diaz shtoi: “Janë disa momente të ndryshme. Isha i ri në atë kohë edhe pse erdha nga një klub i madh si Manchester City, por kisha eksperiencë më pak”.

Isha një fëmijë që doja të vendosesha dhe në atë moment gjërat nuk shkonin ashtu siç duhej për arsye të ndryshme. Por e gjithë puna shpërblehet në fund dhe kështu më ndodhi.

Unë u ktheva në Real Madrid më i pjekur, me më shumë përvojë, por me të njëjtën dëshirë për të fituar”, deklaroi ai.

Diaz ndërkohë e la Spanjën për ta përfaqësuar Marokun, ku u ftua për ndeshjet e këtij muaji.

Lajme të ngjashme