Di Maria: Ende s’jam gati për ndeshjen e fundit me Argjentinën, por është koha
Sulmuesi Angel di Maria ka njoftuar të gjithë se nuk ka ndryshuar mendje dhe që finalja e Kupës së Amerikës do të jetë paraqitja e fundit në fanellën e Argjentinës.
Di Maria do të pensionohet nga Argjentina pasi ta zhvillojë finalen, ku do të përballen me fituesin e takimit Kolumbi – Uruguai.
Në një intervistë së fundmi për “DsportsRadio”, Di Maria ka treguar se ende s’është gati për t’u pensionuar megjithatë vendimi mbetet i njëjtë.
“Nuk jam gati për ndeshjen e fundit me kombëtaren, por është koha”.
“Çfarë do të ndodhë në finale, mendoj se mund të largohem nga dera e parë. Dhashë gjithçka. Gjithnjë e kam dhënë jetën për këtë fanellë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, finalja e Kupës së Amerikës do të zhvillohet të hënën me fillim nga ora 02:00.