Deubtim fantastik i Abdullahut te Kosova U21 - NACIONALE

Deubtim fantastik i Abdullahut te Kosova U21

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri Mustafë Abdullahu që refuzoi Shqipërinë U21 për ta përfaqësuar Kosovën, debutoi në fitoren ndaj Izraelit U21.

Skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani fitoi me rezultat 3:1, e Abdullahu u inkuadrua në pjesën e dytë ku bëri disa pritje fantastike.

Pasi rezultati ishte 2:1, “Toki” ia besojë pozitën portierit të talentuar të Tiranës, i cili nuk zhgënjeu duke e mbajtur deri në fund portën e paprekur.

Abdullahu arriti të ndalë disa goditje të fuqishme të izraelitëve duke dëshmuar se është ndër portierët që mund të ftohet te ekipi i parë në të ardhmen.

Ndërkohë, në mediat shqiptare u raportua se Tirana e vlerëson lartë portierin e talentuar dhe nuk do ta shesë nën vlerën e 1 milionë eurove, që mund të jetë rekord historik në kampionatin shqiptar.

Lajme të ngjashme