Dest: Koha te Milani më forcoi, mund ta dëshmoj veten te Barcelona
Mbrojtësi Sergino Dest është i gatshëm të jep më të mirën për ta dëshmuar veten në këtë fazë parapërgatitore.
Amerikanit i është dhënë edhe një shans për ta dëshmuar veten te Barcelona pas dëshpëroi sezonin e kaluar, ku ishte huazim te AC Milani.
Në një intervistë për “Athletic”, Dest ka treguar se ka biseduar me trajnerin Xavi Hernandez dhe që ky i fundit i ka dhënë “dritën jeshile” për ta dëshmuar kualitetin.
“Duhet ta dëshmoj veten. Jam plotësisht i fokusuar te vetja për momentin. Varet nga unë, më duket se mundem ta bëj. Synimi im është të qëndroj këtu dhe të kem një sezon të mirë te Barcelona”.
“Nuk dua të jap shumë informacione se çfarë diskutuam, por në fundin e ditës, Xavi më tha: “OK, do të ta jap një shans për ta dëshmuar veten”. Kjo është ajo që ka ndodhur për momentin”.
“Ai më tha: “Mendoj se ti ke kualitetin, por varet nga ti, duhet të ma tregosh këtë gjë” dhe mendoj njëjtë”.
“It's a really difficult moment in my career, and in my life as well.
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) July 20, 2023
But I’ve got way stronger, mentally. It’s up to me. I feel like I can do it.”
Sergino Dest has a point to prove at Barcelona — and Xavi is ready to give him the chance.
📝 @Laia_Cervello
“Duke marrë parasysh te ajo që ndodhi sezonin e kaluar, duhet ta nisi shpejtë. Duhet ta dëshmoj veten”.
Dest u huazua te AC Milani edicionin e kaluar, por gjërat nuk shkuan sipas planeve pasi bëri vetëm tetë paraqitje në Serie A (vetëm dy prej tyre si startues).
Kësisoj, Milan vendosi të mos e aktivizojë klauzolën e blerjes mirëpo amerikani shtoi se ajo periudhë veçse e ka bërë më të fortë.
“Të gjithë e panë se ishte paksa edicion i vështirë. Kam pasur vështirësi. Psiqikisht nuk ishte lehtë”.
“Për momentin gjithçka është kthyer në rrugën e duhur. Kam pasur një shans të dytë dhe varet nga unë. Është moment i vështirë në karrierën time, por jam forcuar shumë”.
“E pashë gjithmonë anën pozitive dhe mendoja “Në rregull, për momentin nuk po luaj por mund të punoj individualisht”. Kështu bëra, mendoj se edhe kur nuk luan gjithnjë duhet të punosh. Mund të përmirësohesh, askush s’është perfekt pra të gjithë duhet të punojnë”.