Dështuan për Scamacca, Roma e ‘rrëmben’ Zapatan nga Atalanta - NACIONALE

Dështuan për Scamacca, Roma e ‘rrëmben’ Zapatan nga Atalanta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Roma ka arritur marrëveshje me Atalantan për transferimin e sulmuesit Duvan Zapata.

Siç raporton “Calciomercato”, 32-vjeçari pritet të mbërrijë në Romë këtë mbrëmje ose të martën në mëngjes që të kompletojë transferimin.

Trajneri Jose Mourinho gjatë tërë afatit kalimtar veror ka kërkuar një sulmues pas lëndimit të Tammy Abraham, që këputi ligamentet.

“Romakët” ishin të lidhur me disa emra këta muaj si Ginaluca Scamacca dhe marko Arnautovic, por asnjëra marrëveshje nuk u arrit.

Raporti i mediumi italian shton se kolumbiani do të jetë blerje direkt dhe jo huazim, siç u raportua më parë.

Zapata pritet të nënshkruajë kontratë për tre vitet e ardhshme, ku do të fitojë rreth 2.7 milionë euro në vit

Përndryshe, Roma do t’ia plotësojë kërkesat Atalantas që kërkuan 6 milionë euro plus 3.5 milionë euro bonuse për sulmuesin.

Lajme të ngjashme