Dështon transferimi i Ermal Krasniqit te Bordeaux - NACIONALE

Dështon transferimi i Ermal Krasniqit te Bordeaux

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Ermal Krasniqi mesa duket nuk do të vazhdojë karrierën në Francë, te skuadra e Bordeaux.

Ka pasur raportime kohëve të fundit që kosovari mund t’i bashkohet klubit francez, që ishin të gatshëm të ofronin 2 milionë euro për kartonin e anësorit këmbëshpejtë.

Sidoqoftë, agjenti Victor Becali në një intervistë për “ProSport” ka konfirmuar se transferimi i Krasniqit te Bordeaux ka dështuar shkaku që klubi francez nënshkroi me një tjetër futbollist.

“E di që ka pasur interesim nga Bordeaux, por e di që gjithashtu kanë marrë një lojtar në pozitën e tij. Kështu është situata”, deklaroi shkurtimisht ai.

Kësisoj, Krasniqi edhe mund të mbetet te Cluji por që destinacioni më i mundshëm mund të jetë Korea e Jugut.

Ermal Krasniqi deri më tani po ëndërron kalimin në Serie A më saktësisht te Lazio, mirëpo që italianët kanë ndryshuar planet që kur drejtori sportiv Igli Tare u largua.

CFR Cluj në anën tjetër kërkon minimum 3 milionë euro për ta lënë të lirë Krasniqin.

Lajme të ngjashme