Dështon Real Madridi, ndalet me barazim nga Sevilla
Real Madridi nuk ka arritur asgjë më shumë se një barazim 1:1 ndaj Sevillës në Ramon Sanchez Pizjuan, por do ta ruajë kreun në La Liga edhe pas javës së 10-të.
Ndeshja filloi mirë për Mbretërit që gjetën golin në minutën e katërt me anë të Federico Valverdes, por që më pas i njëjti u anulua nga VAR, për shkak të pozitës jashtë loje.
45 minutat e para të takimit u mbyllën 0:0 me një Sevilla që kishte më shumë nga loja.
Pjesa e dytë e takimit ishte më e balancuar, me dy skuadrat që shënuan nga një gol deri në fund të takimit.
Fillimisht vendasin dolën në epërsi në minutën e 74-të, kur David Alaba shënoi autogol për 1:0.
Kjo epërsi minimale zgjati vetëm katër minuta, pasi Real Madridin në lojë e ktheu Dani Carvajal që barazoi në 1:1 në minutën e 78-të, pas një asistimi nga Toni Kroos.
Menjëherë pas këtij rasti Sevilla pati një rast të artë, por portieri Kepa Arrizabalaga e shpëtoi Real Madridin me një pritje shumë të bukur.
Në fund, rezultati i takimit ishte 1:1, me Real Madridin që do ta mbyllë javën e 10-të si lider i La Ligës në çdo rrethanë, ndërsa Sevilla pas nëntë ndeshjeve ka vetëm nëntë pikë dhe gjendet në vendin e 13-të.