Dështon huazimi i Bersant Celinës te Kasimpasa, Rangers shfaqet si opsion i ri për kosovarin - NACIONALE

Dështon huazimi i Bersant Celinës te Kasimpasa, Rangers shfaqet si opsion i ri për kosovarin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori sulmues i Dijonit, Bersant Celina ende nuk ka arritur marrëveshje të plotë për klubin e ri, me shpresën e fundit për një huazim te Kasimpasa që tani ka dështuar.

Kosovari ishte në Stamboll që të kompletojë huazimin te klubi i Superligës Turke, por marrëveshja tani është hedhur poshtë plotësisht.

Përpara kësaj lëvizje, Ispwich Town ishte në negociata me mesfushorin me tipare ofensive për një huazim të tretë me opsion blerje, siç provoi edhe Kasimpasa, mirëpo marrëveshja dështoi në çastet e fundit shkaku që nuk u gjet "gjuha e përbashkët" mes vetë klubit anglez dhe futbollistit.

Ispwich nënshkroi me Marus Harnes, që operon në të njëjtën pozitë si Celina të premten e kaluar edhe pse u besua që Town vazhdonte të ishte i interesuar, nuk kishte kontakte tjera me ish yllin e Manchester Cityt.

Mirëpo, tani siç raporton "Twtd", edhe marrëveshja me Kasimpasa është plotësisht e shuar, andaj një gjë e tillë nuk do mund të realizohet – se paku jo këtë afat veror.

Stoke City dukej të ishte destinacioni primar i 25-vjeçarit derisa situata e tij e lejes së punës shkaktoi ‘kolaps’ të kalimit të propozuar.

Ky raport gjithashtu shton se edhe gjiganti i madh skocez, Rangers ka shprehur interesim për shërbimet e kosovarit, por ky interesim është ende në fazë të hershme.

Dijon vazhdon të qëndrojë në ligën e dytë franceze dhe kanë nevojë që Celinën, i cili ka edhe dy vite të mbetura në kontratë, ta largojnë që të shpëtojnë nga pagat e tij për sezonin e ardhshëm me lojtarin e dikurshëm të Swanseat që nuk iu bashkua atyre për fillimin e parasezonit.

Celina e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Town, pasi më parë ishte me “Blutë” gjatë 2017/18, ndërsa ishte lojtar i Manchester Cityt dhe është shumë i preferuari i tifozëve në Portman Road.

Lajme të ngjashme