Dështon edhe ‘pista’ Glasner për Bayernin, Palace kërkon 100 milionë euro
Bayern Munich ishte i interesuar për ta punësuar Oliver Glasner si pasuesi i Thomas Tuchelit, por marrëveshja ka dështuar shkaku që Crystal Palace kërkoi 100 milionë euro.
Gjiganti gjerman është ende në kërkim të zëvendësuesit së Tuchelit, i cili dështoi të fitojë trofe këtë sezon me Bayern Munichun.
Ndër prioritetet ishin Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick por secili e refuzuan punën. E më së fundmi ka dështuar marrëveshja Glasner, shkaku që Crystal Palace s’e ka liruar.
“BILD” raporton se Bayern Munich kanë bërë një ofertë zyrtare prej 18 milionë eurove, megjithatë Palace e ka refuzuar duke kërkuar plot 100 milionë euro për trajnerin.
✅ With Oliver Glasner, FC Bayern failed for the fourth time to sign a new coach
— Christian Falk (@cfbayern) May 13, 2024
❇️ Bayern offered 18 million euros to Crystal Palace
❇️ The club demanded 100 million euros
❇️ no agreement, the Deal is over now@BILD_Sport
Kësisoj, Bayern Munich është larguar menjëherë nga gara për shërbimet e teknikut austriak dhe tani do të vlerësojë disa opsione tjera.
Ish trajneri i Eintracht Frankfurtit në fakt po shpresonte që dy skuadrat të gjejnë marrëveshje, me dëshirën për të luftuar për Ligën e Kampionëve, mirëpo tani ka pranuar vendimin e bordit të Palace.
Kësisoj, me situatën aktuale Glasner pritet të qëndrojë te Palace deri në vitin 2026, aq sa vlen kontrata aktuale.
Bayern Munich ndër të tjera po konsideron edhe rikthimin e Hansi Flick, i cili është i papunë që kur u shkarkua nga Federata Gjermane.