Dështoi 'pista' Bellingham, Liverpool tani e do Nicolo Barellan
Liverpool është duke shikuar mundësitë për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar të Interit, Nicolo Barella pasi dështuan për transferimin e mundshëm të Jude Bellinghamit.
"Reds" për një kohë të gjatë ishin favorit për anglezin, por shkaku i çmimit të lartë prej 130 milionë funteve u detyruan të largohen nga gara.
Sidoqoftë, duke marrë parasysh këtë edicion të vështirë, Liverpooli do të shpenzojë një vlerë të lartë në verë për ta përmirësuar skuadrën.
Kësisoj, Barella është identifikuar një një opsionet më reale për mesfushën edhe pse do të kushtojë se paku 75 milionë funte, kështu raporton "Sports Mediaset".
Edhe pse u raportua se nuk do të investojnë vlera të larta në një lojtar individual, Liverpool pritet të dërgojë një ofertë zyrtare për të provuar të sigurojnë shërbimet e italianit.
26-vjeçari që ishte pjesë e Italisë që fitoi Kampionatin Evropian dy vite më parë, ka qenë impresionues këtë edicion edhe pse Inter ka pasur një sezon mesatar nën urdhrat e Simeone Inzaghit.
Barella ka pasur rol kyç në suksesin e Interit duke mbërritur deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, derisa dje edhe asistoi te goli i fitores ndaj Juventusit që dërgoi "Neurazzurët" në finalen e Kupës së Italisë.
Sidoqoftë, një marrëveshje e tillë pritet të mos jetë e lehtë pasi Interi mund t'i ofrojë lojtarit atë që Liverpooli nuk mundet në edicionin tjetër, pra pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Raporti shton se Barella nuk është i interesuar për t'u larguar nga Interi, por nëse e bën preferon Spanjën.