Dëshpëron Arbnor Morina në krye të Kosovës U16, pëson tre humbje në tre ndeshje
Kombëtarja e Kosovës U16 nën urdhrat e Arbnor Morinës ka dështuar keq duke pësuar tre humbje në tre ndeshje.
Pasi mori drejtimin e Kosovës U16, Morina zhvilloi tre ndeshje brenda pesë ditëve, por që të gjitha dolën rezultate negative.
Fillimisht më 21 mars, Kosova U16 zhvilloi miqësoren ndaj Bullgarisë U16, ku pësuan humbje me rezultat 2:0.
Dy ditë më vonë, e ndoshta humbja më e dhimbshme ishte ajo ndaj një kombëtare të vogël si Gjibraltari U16, të cilët fituan ndaj "Dardanëve" të rinj me rezultat të ngushtë 2:1.
Kurse të dielën, Kosova U16 u demolua nga Maqedonia e Veriut U16, duke pësuar humbje me rezultat të thellë 5:1.
Kështu, nga këto katër kombëtare në kuadër të miqësoreve, Kosova u rendit e fundit në këtë grup, duke qenë skuadra e vetme pa fitore dhe pa barazim me zero pikë dhe një golaverazh -7.
Bullgaria U16 ishte lider duke qenë e pamposhtur me nëntë pikë, derisa Maqedonia e Veriut zuri pozitën e dytë me pesë pikë dhe Gjibraltari U16 u rendit i treti me katër sosh.
