Derbi i qytetit Milan – Inter: Dyshimet, të rejat dhe vendimet e trajnerëve
Nesër me fillim nga ora 18:00, zhvillohet një nga ndeshjet më interesante jo vetëm në futbollin italian por edhe atë botëror. Takohen dy skuadrat e qytetit të Milanos, Inter e Milan.
Ndeshja do të zhvillohet në San Siro me kuqezinjtë si vendas në ndeshjen e parë.

Charles De Ketelaere, Rafael Leao dhe Olivier Giroud pritet të startojnë në sulmin e Milanit, ndërsa te Interi ende është në dyshim se kush do të jetë partner i Lautaro Martinezit, pasi Romelu Lukaku do të jetë jashtë fushës, ndërsa ka dyshime edhe në fazën e mbrojtjes.

Tashmë që afati kalimtar veror ka mbaruar, skuadrat mund të koncentrohen më shumë tani në ndeshjet e tyre, me shpresën se do ta shohin sërish vetën e tyre në krye të tabelës si vitin e kaluar që u sfiduan kokë me kokë deri në xhiron e fundit të kampionatit,
Milani ka në dispozicion Divock Origin, por ai do të jenë në bankë të rezervistëve, ndërsa Alessandro Florenzi, Rade Krunic dhe Zlatan Ibrahimovic do të jenë jashtë për shkak të lëndimeve, teksa mbetet të shihet se Ante Rebic a do të mund të jetë i gatshëm për këtë sfidë duke u listuar si i dyshimtë për ndeshjen.
I vetmi dyshim për trajnerin Stefano Pioli mbetet te lojtari që do të jetë mbështetës i treshes së sulmit, ku Junior Messias dhe Alexis Saelemaekers do të luftojnë për një pozitë titullari.
Treshja e sulmit nuk rrezikohet askush, sidomos pas paraqitjeve të mira së fundmi në kampionat, duke përjashtuar ndeshjen e fundit kundër Sassuolos që e gjithë skuadra ishte jashtë forme.
Te Interi mungesë e madhe do të jetë Romelu Lukaku, i cili do të mbetet jashtë të paktën deri në fund të shtatorit. Gjithashtu mungon edhe Dalbert, ndërsa Bastoni është një dyshim i madh, pasi kishte simptoma gripi në javën që lamë pas.
Federico Dimarco pritet që të luajë që nga fillimi, ose në pozitën e mbrojtësit me tre ose si anësor i majtë në krahun e mesfushës, ndërsa Edin Dzeko dhe Joaquin Correa pritet të garojnë për një vend përkrahë Lautaro Martinezit, i cili është i padiskutueshëm.

Correa është favorit i Simone Inzaghit, por një dëmtim në ije, mund të bëjë që sulmuesi boshnjak të startojë para tij nesër.
#SkySport #SkySerieA #MilanInter https://t.co/sXYyl80HI5
— skysport (@SkySport) September 2, 2022
Formacionet e mundshme:
Milan: Maignan, Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez, Bennacer, Tonali, Messias, De Ketelaere, Leao, Giroud.
Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Darmian, Lautaro Martinez, Dzeko.
Historiku i derbit të qytetit
Rekordi nga ndeshjet e zhvilluara në Serie A mes dy skuadrave është në favor të Interit.

Deri më tani që nga viti 1929, janë zhvilluar 173 ndeshje. Zikaltrit kanë fituar 67 ndeshje, kuqezinjtë kanë triumfuar në 53 ndeshje, ndërsa në 56 ndeshje janë ndarë me rezultat të barabartë.
Gjatë këtyre ndeshjeve, Interi ka shënuar 248 gola, ndërsa Milani ka shënuar 226 gola.
Sa i përket ndeshjeve totale në të gjitha garat, edhe aty gjendet përpara Interi.
Interi ka fituar në 85 ndeshje, Milani në 78 ndeshje, ndërsa me barazim janë ndarë 69 ndeshje. Zikaltrit kanë shënuar 320 gola, ndërsa Milani ka shënuar 307 gola.
Sa i përket trofeve të Serie A-së, me triumfin e Milanit në sezonin e kaluar, tashmë dy skuadrat kanë numër të barabartë të titujve, me nga 19 respektivisht. Ky sezon mund të jetë determinues se cila nga skuadrat nga Milano do ta marrë yllin e dytë në fanellë.