"Dera është e mbyllur", Guardiola thotë se kurrë më nuk do të bëhet trajner i Barcelonës - NACIONALE

"Dera është e mbyllur", Guardiola thotë se kurrë më nuk do të bëhet trajner i Barcelonës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola e ka konfirmuar se nuk do të rikthehet më te Barcelona.

Tekniku katalunas pritet të largohet nga Manchester City më 2025, ndërsa është lidhur me një rikthim në "Camp Nou" që nga viti tjetër.

Sidoqoftë, Guardiola së fundmi ka konfirmuar se nuk e konsideron më rikthimin te Barcelona.

Po, dera është e mbyllur”, ishte përgjigja e shkurtër, por e qartë.

Guardiola ndër të tjera kërkoi që Barcelona t’i jep kohë trajnerit Hansi Flickut për t’u ambientuar dhe të luftojë me blaugranasit për titullin e La Liga-s si dhe Ligës së Kampionëve.

Barcelona kaloi një sezon të tmerrshëm vitin e kaluar duke dështuar ta fitojë qoftë një trofe. Ata shkarkuan Xavi Hernandezin, duke emëruar Flickun me shpresën që të luftojnë me Real Madridin.

Përndryshe, rivali është përforcuar dukshëm me afrimin e Kylian Mbappes, që e morën si agjent të lirë nga Paris Saint-Germain.

Lajme të ngjashme