Deontay Wilder kërkon luftë kundër Anthony Joshuas në Afrikë - NACIONALE

Deontay Wilder kërkon luftë kundër Anthony Joshuas në Afrikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deontay Wilder beson se një luftë mes tij dhe Anthony Joshuas ende mund të cilësohet si lufta numër një në botën e boksit, pasi ai po përgatitet për t’u rikthyer në ring këtë të shtune.

Wilder, 36 vjeç, luftoi për herë të fundit vitin e kaluar dhe do të përballet me Robert Helenius në Nju Jork në meçin e rikthimit këtë fundjavë.

Synimi i Wilderit është të bëhet kampion i botës në kategorinë e rëndë përsëri, por ai ka plane të mëdha edhe për një përballje me britanikun Joshua.

“Do të doja që luftonim në Afrikë”, tha Wilder për BBC.

“Ende është lufta numër një në botë për të gjithë. Kudo që shkoj, njerëzit gjithmonë flasin për mua kundër Joshuas”, nënvizoi ai.

Në Afrikë janë zhvilluar disa luftëra klasike në kategorinë e rëndë të boksit, përfshirë meçin mes Mohammad Ali dhe George Foreman në Kinshasa më 1974.

“Ne të dy kemi rrënjë nga atje. Mendoj se do të ishte një vend i mahnitshëm për ta zhvilluar luftën atje, në shtëpinë tonë. Për t’u kthyer në atdhe”, vazhdoi ai.

“Një kontinent plot me njerëz tanë. Thjesht e shoh si një luftë mahnitëse, fitore, humbje apo barazim. Mendoje se atje të gjithë njerëzit do të na nderojnë dhe duan”, përfundoi Wilder.

Wilderi e kishte menduar seriozisht pensionimin pas disfatës së dytë radhazi kundër Tyson Furt, por tani thotë se synon të luftojë edhe tri vite të tjera.

Joshua dhe Wilder kishin biseduar në të kaluarën për një meç për kampionin e padiskutueshëm të botës më 2019 dhe 2020 kur të dy ishin ende kampionë bote.

Wilderi e kishte titullin në WBC, ndërsa Joshua në WBA (Super), WBO dhe IBF.

Së fundmi, Joshua dështoi të pajtohej për kushtet e një lufte me kampionin e WBC-së Tyson Fury, por Wilder ka besim se do të arrihet marrëveshje.

Joshua, dy herë kampion bote, do të rikthehet në ring së shpejti po ashtu, pas dy disfatave radhazi kundër kampionit të botës Oleksandr Usyk.

Lajme të ngjashme